Rokadë mes Pochettino dhe Zidane? Presidenti i PSG sqaron gjithçka

30 Nëntor 2021
11:50
Alfred Lleshi
back button

“Pochettino është këtu dhe ne jemi shumë të lumtur me të. Nuk më pëlqejnë thashethemet që po dalin, ato nuk janë të vërteta. Nuk kemi asnjë kontakt me Zidane”. Kështu, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, në margjinat e ceremonisë për dorëzimin e “Topit të Artë”, votëbesoi trajnerin argjentinas, edhe pse ai lidhet shumë me Manchester United.

Një ndërhyrje me vend e numrit një të klubit parizien për të evituar shpërqendrimin e stafit teknik dhe futbollistëve, kur duhet të fitojnë gjithçka, sidomos Ligën e Kampionëve. Presidenti i PSG foli edhe për të ardhmen e Kylian Mbappé: “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, e di se çfarë dëshiron të bëjë, po ashtu edhe ne. Nëse bisedimet për rinovimin po përparojnë? Shpresoj që po!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit