Roland Garros: Alcaraz e Djokovic sfidë në gjysmëfinale, Sabalenka avancon te femrat

7 Qershor 2023
8:18
Telesport
back button

Grand slam i Roland Garros ka hyrë në fazën e tij më interesante, teksa janë luajtur ndeshjet e para çerekfinale, duke nxjerrë edhe tenistët e parë që shkojnë në gjysmëfinale. Në të dyja kategoritë.

Te meshkujt, gjysmëfinalja e parë do të jetë mes spanjollit Carlos Alcaraz (numri 1 në botë) dhe serbit Novak Djokovic (numri 3). Alcaraz mundi me lehtësi 3-0 grekun Stefanos Tsitsipas, numrin 5 në botë (6-2, 6-1, 7-6).

Disi më e vështirë fitorja e Djokovic, që mundi 3-1 me përmbysje rusin Karen Khachanov (4-6, 7-6, 6-2, 6-4). Sfida mes Alcaraz e Djokovic pritet të nxjerrë edhe fituesin e këtij turneu.

Te femrat, në gjysmëfinale avancon tenistja çeke Karolina Muchova, që mundi 2-0 (7-5, 6-2) rusen Anastasia Pavlyuchenkova. Përballë saj do të jetë tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, numri 2 në botë. në çerekfinale ajo fitoi 2-0 (6-4, 6-4) ndaj ukrainases Elina Svitolina.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit