Roland Garros: Alcaraz e Djokovic të pamëshirshëm, fiton edhe Sabalenka

3 Qershor 2023
8:48
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e para të raundit të tretë të grand slam të Roland Garros në tenis. Te meshkujt, numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi 3-0 kanadezin D.Shapovalov. Po 3-0 fitoi edhe serbi Novak Djokovic, që mundi spanjollin A.Fokina.

Një biletë për në raundin e katërt kanë siguruar edhe greku Stefanos Tsitsipas, numri 5 në botë, që eliminoi 3-0 argjentinasin D.Schëartzman. Mes tenistëve që avancojnë më tej edhe italianët Lorenzo Musetti e Lorenzo Sonego si dhe rusi Karen Khachanov.

Te femrat, surprizë eliminimi i numrit 3 në botë, tenistes amerikane Jessica Pegula, që u mund 2-0 nga belgia Elise Mertens. Avancon më tej tenistja rusja Daria Kasatkina, çekja Karolina Muchova ukrainasja Elina Svitolina, e bjellorusja Aryna Sabalenka (numri 2 në botë)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit