Roland Garros: Djokovic e Alcaraz në çerekfinale, kualifikohen edhe Sabalenka e Tsitsipas

5 Qershor 2023
8:35
Telesport
back button

Kanë nisur takimet e raundit të katërt në grand slam të Roland Garros (luhet në fushat me dhè). Te meshkujt kanë fituar të gjithë tenistët “big”, duke u përgatitur për disa përballje mjaft interesante në fazën çerekfinale.

Kështu, numri 1 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, mundi 3-0 italiani L.Musetti (6-3, 6-2, 6-2) dhe në çerekfinale do të luajë ndaj grekut Stefanos Tsitsipas (numri 5). Ballkanasi mundi 3-0 austriakun S.Ofner në raundin e katërt.

Pa probleme fiton edhe serbi Novak Djokovic (numri 3), që eliminoi J.Varillas, duke fituar 3-0. Përballë tij në çerekfinale do të jetë rusi Karen Khachanov (numri 11 në botë), që mundi 3-1 italianin L.Sonego.

Te femrat, numri 2 në botë, tenistja bjelloruse Aryna Sabalenka, mundi 2-0 (7-6, 6-4) amerikanen S.Stephens dhe në çerekfinale do të luajë ndaj ukrainases Elina Svitolina. Kjo e fundit mposhti 2-0 rusen Daria Kasatkina.

Çerekfinalja tjetër është ajo mes çekes Karolina Muchova (2-0 ndaj E.Evaneysa) dhe ruses Anatasia Pavlyuchenkova (2-1 ndaj E.Mertens). Sot luhen ndeshjet e fundit të raundit të katërt.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit