Roland Garros/ Mbyllet raundi i parë, avancojnë Tsitsipas, Medvedev e Halep

25 Maj 2022
9:32
Telesport
back button

Në Paris janë luajtur ndeshjet e fundit të raundit të parë të grand slam të Roland Garros në tenis, duke kompletuar edher sfidat që ishin ndërprerë një ditë më parë për shkak të shiut.

Te meshkujt, spikat fitorja e numrit 4 në botë, grekut Stefanos Tsitsipas, që mundi 3-2 italianin Lorenzo Musetti (5-7, 4-6, 6-2, 6-3, 6-2). Fitore me përmbysje e grekut, që ishte në disavantazh të dy seteve. Fiton edhe rusi Andrey Rublev, numri 7 në botë, që mundi 3-1 koreabin S.Kwon

Më tej avancon edhe numri 8 në botë, norvegjezi Casper Ruud, që mundi 3-1 francezin Jo Wilfried Tsonga. Nuk zhgënjen as numri 2 në botë, rusi Daniil Medvedev, që triumfoi 3-0 (6-2, 6-2, 6-2) ndaj argjentinasit Facundo Bagnis.

Te femrat, fitojnë të gjitha tenistët pretendente që zbritën në fushë. Spanjollja Paola Badosa, numri 3 në botë, mundi 2-0 (6-2, 6-0) francezen Fiona Ferro. Ndërsa Simona Halep e Rumanisë mposhti 2-1 gjermanen N. Schunk.

Nuk zhgënjejnë as bjellorusja Aryna Sabalaneka (luan si teniste neutrale), që eliminoi francezen C.Paquet (fitoi 2-1). Ndërsa cekja Karolina Pliskova (numri 8 në botë) mundi 2-1 francezen tjetër T.Andrianjafitrimo.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit