Ka startuar grand slam i Roland Garros në tenis, turneu më i rëndësishëm i fushave me dhè që luhet në Paris.
Në takimet e para për meshkuj, spikat fitorja e tenistit gjerman Alexander Zverev. Numri 3 në botë mposhti 3-0 (6-2, 6-4, 6-4) austriakun Sebastian Ofner. Po 3-0 (6-4, 6-2, 6-0) fitoi edhe spanjolli Carlos Alcaraz, që eliminoi argjentinasin Juan Ignacio Londero.
Eliminohet nga gara edhe austriaku tjetër Dominic Thiem, që u mund 3-0 nga Hugo Dellien i Bolivisë. Avancojnë më tej bullgari Grigor Dimitrov, amerikani John Isner, kroati Borna Coric, kanadezi Felix-Augier Aliassime si dhe italiani Fabio Fognini.
A touch of Spanish class 💫#RolandGarros | @alcarazcarlos03 pic.twitter.com/SFLyn2KkwJ
— Roland-Garros (@rolandgarros) May 22, 2022
Te femrat, surprizë eliminimi i Ons Jabeur e Tunizisë, numri 6 në botë, që u mund 2-1 (3-6, 7-6, 7-5) nga polakja Magda Linette. Avancon më tej tenistja greke Maria Sakkari, numri 4 në botë, por eliminohet fituesja e vitit 2016, spanjollja Garbine Muguruza.
Muguruza u mund 2-1 (2-6, 6-3, 6-4) nga Kaia Kanepi e Estonisë. Avancojnë në raundin e dytë edhe tenistet amerikane Sloane Stephens e Cori Gauff, kanadezja Leyla Fernandez si dhe zvicerania Belinda Bencic.
Disappointed for sure. But we will be patient, strong and believe that great things will come true.
Thank you for your support guys. 🇹🇳
Time to rest a little and bounce back! I'll see you soon! ✌️ pic.twitter.com/wzyYhw0iI4— Ons Jabeur (@Ons_Jabeur) May 22, 2022