Roland Garros/ Nadal e Djokovic nuk zhgënjejnë, sigurojnë raundin e tretë

26 Maj 2022
8:29
Telesport
back button

Kanë nisur takimet e raundit të dytë në grand slam të Roland Garros. Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë, fitoi 3-0 (6-2, 6-3, 7-6) ndaj sllovenit Alex Molcan. Fitore e lehtë për Djokovic, që vuajti disi vetëm në setin e tretë.

Po 3-0 fiton edhe spanjolli Rafael Nadal, që mundi francezin Corentin Moutet (6-3, 6-1, 6-4). Për Nadal kjo është fitorja nr.300 në një grand slam në karrierën e tij. Një tjetër tenist spanjoll që avancon më tej është Carlos Alcaraz.

Talenti 19-vjeçari mundi 3-2 patriotin e tij Ramos Vinolas, në një ndeshje që zgjati 4 orë e 30 minuta. Avancon në raundin e tretë edhe numri 3 në botë, gjermani Alexander Zerev, që mposhti 3-2 me përmbysje argjentinasin Sebastian Baez.

Te femrat, surprizë eliminimi i 18-vjeçares britanike Emma Raducanu, që u mund 2-1 (3-6, 6-1, 6-1) nga rusja Aliaksandra Sasnovich. Më tej avancojnë amerikania Cori Gauff (2-0 ndaj Van Uytvanck) e bjellorusja Victoria Azarenka (2-0 ndaj A.Petkovic).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit