Roland Garros: Përcaktohen çiftet çerekfinaliste, Iga Swiatek favoritja kryesore te femrat

6 Qershor 2023
8:08
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet e raundit të katërt në grand slam të Roland Garros, duke përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste në të dyja kategoritë.

Te meshkujt, në çerekfinale shkon danezi Holger Rune, numri 6 në botë, që mundi 3-2 argjentinasin F.Cerundolo. Më tej avancon edhe norvegjezi Casper Ruud (numri 4), që mundi 3-0 kilianin N.Jarry. Dy çerekfinalistët e fundit janë gjermani Alexander Zverev dhe argjentinasi T.Etcheverry.

Te femrat, një biletë për në çerekfinale siguroi tenistja polake Iga Swiatek, numri 1 në botë. ajo përfitoi nga tërheqja e ukrainases L.Tsurenko në fundin e setit të parë. Përballë saj do të jetë tenistja amerikane Coco Gauff, numri 6, që mundi 2-0 sllovaken A.Schmiedlova. Në çerekfinale shkojnë edhe braziliania  Haddad Maia dhe tuniziania Ons Jabeur (numri 7).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit