Roland Garros: Përcaktohen çiftet gjysmëfinale, Swiatek e Zverev protagonistë

8 Qershor 2023
8:19
Telesport
back button

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale të grand slam të Roland Garros (turneu i fushave me dhè), duke përcaktuar 4 tenistët më të mirë në secilën kategori.

Numri 4 në botë për meshkuj, norvegjezi Casper Ruud, mundi 3-1 (6-1, 6-2, 3-6, 6-3) danezin Holger Rune, në një derbi nordik. Një ndeshje e dominuar nga Ruud, që ishte më superior se rivali dhe e meritoi kualifikimin.

Në këtë grand slam rikthehet protagonist tenisti gjerman Alexander Zverev (numri 22 në botë). Ish-numri 2 fitoi 3-1 ndaj argjentinasin T.M.Etcheverry (6-4, 3-6, 6-3, 6-4), në një ndeshje më të ekuilibruar, por ku përvoja e Zverev bëri diferencën.

Te femrat, surprizë dalja në gjysmëfinale e tenistes braziliane B.Haddad Maia, që mundi 2-1 (3-6, 7-6, 6-1) me përmbysje tunizianen Ons Jabeur (numri 7). Seti i dytë vendimtar për fatet e këtij takimi, ku braziliania u tregua më e saktë në “tie break”.

Pa probleme avancon mes katër më të mirave numri 1 në botë, tenistja polake Iga Swiatek. Ajo mundi 2-0 (6-4, 6-2) amerikanen Coco Sauff (numri 6), në një takim pa histori edhe pse në fushë pritej diçka më shumë nga amerikania.

Gjysmëfinale-Meshkuj

Carlos Alcaraz-Novak Djokovic

Casper Ruud-Alexander Zverev

Gjysmëfinale-Femra

Iga Swiatek-B.Haddada Maia

Karolina Muchova-Aryna Sabalenka

Lajme të tjera

Lajmet e fundit