“Roland Garros s’ka kuptim pa të, në Majemi më ngatërruan për Nadal, kur i thashë kush isha iku pa bërë foton”

24 Maj 2023
11:01
Telesport
back button

I tërhequr nga sporti 8 muaj më parë, Roger Federer po shijon një jetë tjetër, pa stresin dhe presionin e fushës. Ai ndjek ndeshjet dhe kolegët e tij, por nuk lë pas dore edhe aktivitetet e ndryshme të bamirësisë në ndihmë të fëmijëve.

Së fundi, ish-numri 1 në botë, ka folur për problemet fizike që ka Rafael Nadal, që vendosi të mos luajë në grand slam e Roland Garros. “Do të më mungojë shumë fakti që nuk do të shoh Rafael në një turne si ai i Roland Garros. Ky grand slam nuk ka kuptim pa praninë e tij”, tha Federer.

Roland Garros+Rafael Nadal=me rezultate të jashtëzakonshme”, shkruan Federer në rrjetet sociale, duke shtuar: “Edhe mua më mungon, ashtu sikurse u mungon fansave të tij. Gjithsesi, më vjen mirë që po i jep mundësi dhe kohë trupit të tij të rikuperojë, në mënyrë që të na dhurojë sërish fitore magjike”.

Në fund, zvicerani tregoi edhe një ngjarje e këndshme që i ndodhi në Majemi, ku e ngatërruan pikërisht me Nadal. “Isha në garën e Majemit të Formula 1 pak ditë më parë dhe më afrohet një djalë, që më thotë: z.Nadal, mund të bëjmë një foto? I thashë që nuk jam Nadal dhe ai u largua pa e bërë foton me mua…”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit