Roland Garros: Swiatek e pathyeshme, fitojnë edhe talentet e rinj Gauff, Rune e Ruud

4 Qershor 2023
9:28
Telesport
back button

Janë mbyllur takimet e raundit të tretë të grand slam të Roland Garros. Numri 1 në botë për femra, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 ndaj kinezez X.Wang, duke mos humbur asnjë “game” (6-0, 6-0). Përballë saj në raundin e katërt do të jetë Ledia Tsurenko e Ukrainës, që mundi 2-0 kanadezen B.Andreescu.

Një biletë për më tej siguruan edhe tenistja amerikane Coco Gauff (numri 6 në botë) e tunizjania Ons Jabeur (numri 7). Nuk zbriti në fushë numri 4 në botë, tenistja kazake Elena Rybakina, e dëmtuar, duke u tërhequr nga turneu.

Te meshkujt, avancon më tej numri 4 në botë, tenisti norvegjez Casper Ruud, që mundi 3-1 kinezin Z.Zhang. Më tej avancon edhe danezi Holger Rune, që mundi 3-0 argjentinasin G.Olivieri. Një biletë për në raundin e katërt siguruar edhe gjermani alkexander Zverev e bullgari G.Dimitrov.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit