Roma dhe Inter në garë për sulmuesin e Serie A

14 Dhjetor 2019
20:49
back button

Roma raportohet t’I ketë kërkuar informacione SPAL-it për sulmuesin Andrea Petanga. Bëhet fjalë për një huazim 18-mujor me të drejtë blerje, por do të ketë konkurrencën e Interit.

Sipas Tele Radio Stereo, Roma ka identifikuar Petanga-n si zëvendësuesin ideal të Edin Dzeko-s, sidomos nëse Nikola Kalinic rikthehet tek Atletico Madridi në janar.

Petanga është vetëm 24 vjeç dhe luan me përfaqësuesen italiane. Ai ka shënuar katër gola në 15 ndeshje të Serie A këtë sezon.

Megjithatë, Roma do të ketë konkurrencën e forte të Interit, që gjithashtu e sheh Petanga-n si zëvendësuesin e Lukaku-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit