Roma e shëmtuar, por 3 pikë të bukura! Kërcënon Lazion (RENDITJA)

1 Dhjetor 2019
23:07
back button

Roma ka arritur një fitore me shumë vlera në “Bentegodi” ndaj Veronas, në një ndeshje ku terreni ishte super i rënduar dhe ku nuk e kishte të lehtë,pasi golit të Kluivert iu përgjigj Faraoni, teksa më pas do të ishte penalltia e Perottit që do të mbyllte 45’ e para me avantazhin verdhekuq. 

Ndërkohë, në pjesën e dytë, vendasit guxuan më shumë dhe luajtën fort, por nuk gjetën dot golin e barazimit.

Në fund, Mkhitaryan shënoi edhe golin e 3-1. Roma ngjitet në vend të katërt, 3 pikë larg Lazios së vendit të tretë.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit