Roma ka fituar 2-1 miqësoren kundër Partizanit, ndeshje e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Air Albania Stadium.
Pjesa e parë ka folur vetëm për lojtarët e Mourinho-s, të cilët kanë arritur të sigurojnë një avantazh 2-0 pa u lodhur me shumë me El Shaaraëy-n dhe Belotti-n.
Diçka e pazakontë ka ndodhur në minutën e 78-të të ndeshjes. Partizani i kishte kryer të gjithë zëvendësimet, por mbrojtësi Preka pësoi një dëmtim dhe kërkoi zëvendësim.
Të Kuqtë mbetën me 10 lojtarë dhe në këtë moment ka ardhur ndërhyrja e Jose Mourinho-s, i cili i ka kërkuar Aouar të largohet nga fusha për të vendosur barazinë numerikë në fushë.
Në minutën e 85-të ka ardhur edhe goli për Partizanin. Ka qenë Cara që ka transformuar me saktësi një penallti të fituar nga vetë ai duke fiksuar shifrat në 2-1.