Roma harron derbin, fitore bindëse në Conference League me dy gola historikë (Video)

30 Shtator 2021
20:57
Denis Hakanaj
back button

Roma ka marrë një fitore bindëse në javën e dytë të Conference League kundër Zorya-s.

Sfida e luajtur në Ukrainë është zhbllokuar pas vetëm 7 minutash nga El Shaarawy.

Në pjesën e dytë, në harkun e dy minutave, kanë ardhur dy golat e tjerë për skuadrën e Mourinho-s. Dy gola që janë shënuar nga Smalling (66′) dhe Abraham (68′).

Mbrojtësi dhe sulmuesi janë bërë dy anglezët e parë që shënojnë gol në një ndeshje të Roma-s.

Buzëqesh edhe ylli i Shqipërisë, Marash Kumbulla, i cili është kthyer titullar pas një qëndrimi të gjatë në stol.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit