Roma ia del të bëjë goditjen më njerëzore të kësaj vere!

22 Gusht 2019
18:25
back button

Roma mori një nismë në këtë merkato vere, që në fakt nuk ka lidhje vetëm me afrimin e lojtarëve të rinj.

Klubi nga kryeqyteti vendosi të publikojë foton dhe detaje të njerëzve të humbur, krahas fotos së lojtarit me të cilin kanë nënshkruar.

Misioni u duk si një nismë për t’u përshëndetur, por që pak kush priste rezultate.

Sot, një vajzë e re nga Londra është gjetur shëndosh e mirë, vetëm 6 ditë pasi klubi e vendosi foton e saj në nënshkrimin e turkut Mert Cetin.

Kujtojmë që në publikimin e marrëveshjes me Zappacosta u shfaq edhe imazhi i vajzës shqiptare, Bleona Mata, të humbur prej vitit 2010.

Në video u shfaqë edhe dy shqiptarë të tjerë: Oltjon Çera, i humbur në shkurt 2019 në Kent, Angli dhe Kadri Reaxha i humbur në janar 2019, në Luton të Anglisë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit