Roma kalon me lehtësi Brescia-n, Zaniolo kthehet të buzëqeshë pas 204 ditësh

11 Korrik 2020
21:31
Denis Hakanaj
back button

Roma ka mundur 3-0 Brescian në javën e 32-të të kampionatit.

Një fitore bindëse për skuadrën e Fonseca-s që duket se ka  pas krahëve periudhën e vështirë gjatë së cilës kanë regjistruar tri humbje radhazi në kampionat.

Verdhekuqtë i kanë siguruar tri pikët në pjesën e dytë falë golave të Fazio-s (48′), Kalinic (62′) dhe Zaniolo (74′).

Ky i fundit, i kthyer prej pak kohësh pas një dëmtimi që e ka mbajtur larg fushave për një kohë të gjatë, nuk shënonte prej 204 ditësh në Serinë A. Ky ka qenë edhe goli i tij i parë si zëvendësues.

204 – Nicolò Zaniolo ritrova il gol in Serie A 204 giorni dopo il precedente (nel dicembre 2019, contro la Fiorentina) – è la sua prima marcatura da subentrato nella competizione. Gioia.

Kjo fitore e ka ndihmuar Roma-n të përforcojë vendin e pestë në renditje, ndërsa Brescia mbetet në vendin e parafundit me 21 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit