Roma kundër Super League, vjen komunikata zyrtare!

20 Prill 2021
18:03
Telesport
back button

Në fjalimin e tij në mbrëmje te El Chiringuito, Florentino Perez përmendi edhe Napoli e Roma në sajë të faktit se në të ardhmen mund të ftohen…

E ndërsa Napoli nuk komenton ende dhe pret… Roma ka shfaqur mosinteresin.

Kjo është deklarata zyrtare nga Roma mbi Superleague.

“Ne u drejtohemi tifozëve dhe mbështetësve tanë të pabesueshëm pas njoftimit të fundit për një  Super League përçarëse.

Roma është fuqimisht kundër këtij modeli ‘të mbyllur’, sepse ai kundërshton plotësisht frymën e lojës që ne të gjithë e duam.

Gjërat janë më shumë të rëndësishme se paratë dhe ne mbetemi absolutisht të përkushtuar ndaj futbollit italian dhe garave evropiane të hapura për të gjithë.

Ne shpresojmë të vazhdojmë të punojmë me Lega Serie A, Federatën Italiane, ECA dhe UEFA për të rritur dhe zhvilluar lojën e futbollit në Itali dhe në të gjithë botën.

Tifozët dhe futbolli që është i arritshëm për të gjithë janë në zemër të sportit tonë dhe kjo nuk duhet të harrohet kurrë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit