Roma luan tenis dhe shfryn ndaj Empolit te gjithe zhgenjimin pas 3 javeve te para te Serie A. Pas 1 pike te arritur ne 3 javet e para si pasoje e nje barazimi dhe 2 humbjesh radhazi, verdhekuqte kane poshtuar Empolin 7-0 ne Olimpico sonte. Nje nate horror per Etrit Berishen qe ne dy ndeshjet e fundit ka pesuar 9 gola ndaj Juventusit dhe Roma-s.
Vetëm 2 minuta u kanë mjaftuar të Jose Mourinho për të zhbllokuar sfidën e mbrëmjes të kësaj të diele, në Serie A, ku në “Stadio Olimpico”, Roma pret Empoli-n, në përballjen e vlefshme për javën e 4-t të kampionatit.
Pas një prekje të topit me dorë nga një prej mbrojtësve të Empoli arbitri kryesor akordon një 11-metërsh për “verdhekuqtë” dhe nga pika e bardhë e penalltisë, Paolo Dybala nuk gabon dhe mposht lehtësisht, “legjionarin”, Etrit Berisha
Verdhekuqtë” e Jose Mourinho pas shënimit të golit të parë kanë arritur të dyshifojnë shifrat vetëm 6 minuta më pas. Një aksion i idejuar nga “fantazisti” portugez, Renato Sanchez, finalizohet nga po ky i fundit, teksa pas një krosimi nga anësori norvegjez, Rasmus Kristnesen kap bukur një top me kokë, duke e “ngulur” në rrjetën e Berishës. Rezultati shkon në 2 me 0.
Me pas, ne minuten e 38-te do te vije edhe nje tjeter gol. Kete here eshte nje tentative per te larguar topin nga Mattia Destro, i cili e ka goditur fort te kembet e shokut te ekipit. 3-0 pas 42 minutash.
Ne pjesen e dyte eshte serish Dybala ai qe ndez driten e spektaklit teksa futet ne zone, driblon mbrojtesin lehtesisht dhe mposht Berisha-n duke realizuar golin e dyte ne Serie A ne 2 ndeshje te luajtura.
Me pas do te vije goli i Cristante dhe goli i pare i Romelu Lukaku me fanelen verdhekuqe me festimin e tij te zakonshem. Ne fund, Mancini do te mbylle “setin” me nje 7-0.