Roma me dy fytyra, zyrtarizon transferimin e mbrojtësit, por dëmtohet një blerje tjetër

21 Gusht 2019
20:10
Telesport
back button

Pasditja e sotme ka qenë e mbushur me lajme për skuadrën e Romës. Fillimisht ka ardhur lajmi i dëmtimit të mbrojtësit Leonardo Spinazzola. 26-vjeçari i ardhur këtë verë nga Juventusi, është dëmtuar në këmbën e majtë. Lojtari do të qëndrojë disa ditë pushim dhe do të mungojë në javën e parë të kampionatit edhe pse ende nuk dihet koha e rikuperimit.

Mbrojtesi Leonardo Spinazzola

Ndërkohë, në orët e mbrëmjes është zyrtarizuar transferimi i mbrojtësit Davide Zappacosta. Ai vjen nga Chelsea në formë huazimi për 6-muaj, deri në janar të 2020-ës, por më të drejtë rinovimi për 6 muaj të tjerë, deri verën e ardhshme. Mbrojtësi do të marrë fanellën me nr.2.

Jam i kënaqur që do të luaj me Roma, pas kësaj përvoje në Angli, ku u rrita shumë profesionalisht. Do të luaj për një klub të madh si Roma dhe kjo është stimuluese”, u shpreh Zappacosta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit