Roma ndez “dritën e kuqe”, borxhet shkojnë mbi 185 milionë euro

23 Tetor 2021
11:37
Alfred Lleshi

Roma, përmes faqes së saj zyrtare, ka publikuar të dhënat që kanë të bëjnë me buxhetin e sezonit 2020-2021, duke ndezur dritën e kuqe. Saktësisht, klubi verdhekuq ka një borxh prej më shumë se 185 milionë euro.

Humbja e grupit të pronarëve të skuadrës kryeqytetase më 30 qershor 2021 ishte 185.3 milionë euro, krahasuar me humbjen prej 204 milionë euro në vitin e kaluar. Në veçanti, viti financiar 2020-2021 ndikohet nga ndryshimet e paraqitura nga FIGC në kuadër të luftimit të efekteve të përhapjes së Covid-19.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit