Roma në “çmenduri” totale për Mourinho; lind birra “SpecialOne”

15 Maj 2021
10:32
Alfred Lleshi
back button

Entuziasmi për ardhjen e José Mourinho vazhdon. Pas fletushkave, pikturës murale dhe madje edhe një gravure të shenjtë, tani në kryeqytetin italian ekziston edhe një birrë kushtuar portugezit. Në fakt, lindi birra “SpecialOne”, kushtuar José Mourinhos.

 

“Ishte një goditje e bujshme, ne e dinim që ardhja e tij do t’i jepte një rëndësi të madhe ekipit dhe qytetit, kështu që natën e zyrtarizimit si trajner i Romës krijuam etiketën. Brenda një jave prezantuam birrën”, – shpjegon për “Roma Today” pronari i restorantit që po shërben këtë birrë për klientët.

“SpecialOne” është prodhuar në kanaçe 330 ml, në të cilat duket e stampuar fytyra e Murinho me maskën e perandorit, dhe kushton 6.50 euro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit