Roma “ngec” ndaj Sassuolo-s, mbetet në vend të 5-të

18 Maj 2019
22:30
back button

Pas fitores me Juventus një javë më parë, Roma nuk ka arritur të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Sassuolo-s.

Kryeqytetasit kanë barazuar 0-0 në Mapei Stadium duke marrë një goditje të rëndë në luftën për një vend mes katër më të mirëve. 

Sassuolo i vendit të 10-të nuk luante për asgjë, por patjetër që ka respektuar kampionatin duke luajtur me formacionin më të mirë. 

Po ashtu edhe Ranieri ka vendosur në fushë lojtarët më të mirë për të marrë tri pikët, por pa sukses. 

Ujqërit kanë barazuar dhe shkojnë në kuotën e 63 pikëve, dy më pak se Atalanta e vendit të katërt. 

Megjithatë, të dielën mund të zbresë më poshtë nëse fiton Milan ndaj Frosinone-s. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit