Roma përmbys SPAL-in e Berishës në 45′ dhe fluturon e katërta, Mkhitaryan për pak bëhet qesharak (VIDEO)

15 Dhjetor 2019
19:54
back button

Henrikh Mkhitaryan ka shënuar edhe golin e tretë të Romës ndaj SPAL teksa verdhekuqtë kanë fituar me rezultatin 3-1 në një ndeshje të çmendur, me dy fytyra, pasi pësuan gol në pjesën e parë (Kolarov gaboi dhe shkaktoi penallti, Petagna realizoi) dhe reaguan në 45′ e dyta.

Një devijim i Tomovic në portën e tij i dha barazimin, më pas Pellegrini u ngjit në katedër me pasimet e tij dhe penalltia u fitua nga Dzeko për pengim në zonë. Diego Perrotti realizoi. Në fund, lavdi edhe për Mkhitaryan, i cili realizoi me portën e boshatisur, edhe pse fillimisht doli “huq”…Roma ngjitet përkohësisht në vend të katërt, teksa pritet dueli Lazio-Cagliari të hënën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit