Roma po shijon super Abraham, në Evropë është vetëm pas Lewandowskit

24 Janar 2022
9:43
Alfred Lleshi
back button

Tammy Abraham po e merr Romën për dore. Qendërsulmuesi anglez shënoi dopietë kundër Empolit, çka e çon atë në kuotën e 17 golave këtë sezon, në 30 ndeshje. Numra të rëndësishëm në vitin e tij të parë në Serie A, shifra që po e çojnë edhe atë të jetë ndër më të mirët në Evropë.

Që nga fillimi i nëntorit 2021, vetëm Robert Lewandowski (14) ka shënuar më shumë gola pa penallti në të gjitha garat sesa Abraham (13), në mesin e pesë ligave të mëdha evropiane. Një rezultat që po e ndihmon Romën të ngjitet në renditje dhe të paraqitet mirë edhe në “Conference League”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit