Pse Ranieri zhvilloi vizitat mjekësore në Villa Stuart?

8 Mars 2019
18:30
Denis Hakanaj
back button

Claudio Ranieri është kthyer te Roma pas eksperiencës së tij të parë (18 muaj mes 2009-ës dhe 2011-ës), që u mbyll me një vend të dytë. "Jam i lumtur që jam kthyer në  shtëpi. Kur Roma të thërret është e pamundur t'i thuash jo", ka thënë trajneri i ri i verdhekuqve. 

Pasi ka zbarkuar paraditen e sotme në Ciampino, Ranieri ka shkuar në mesditë në Villa Stuart për të zhvilluar vizitat mjekësore para se të transferohej në Trigoria për t'u takuar me ekipin. Edhe pse mund të duket e çuditshme, vizitat mjekësore të zhvilluara nga tekniku roman janë të zakonshme në botën e futbollit, siç ka shpjeguar doktor Giuseppe Palaia. 

"Nuk ka asgjë të çuditshme, përkundrazi. Trajnerët, në këtë aspekt, duhet të kontrollohen si të ishin futbollistë, – ka thënë Palaia, mjek sportiv. – Çdo gjashtë muaj, trajneri dhe stafi teknik duhet të bëjnë disa teste për të treguar se janë në  gjendje të zhvillojnë profesionin e tyre". 

"Në fillim zhvillohen vizitat rutinë, më pas duhet bërë elektrokardiogrami, në gjendje të qetë dhe të sforcuar. Në fund bëhet spirometria (kontroll i mushkërive)".    

Lajme të tjera

Lajmet e fundit