Roma ringrihet në këmbë, përforcime të reja për Mourinhon në janar

26 Tetor 2021
9:45
Alfred Lleshi
back button

Jose Mourinho e ka rikthyer Romën në këmbë pas disfatës shokuese 6-1 në “Conference League”, ndaj modestëve norvegjezë. Ndaj Napolit, skuadra verdhekuqe rifilloi pas humbjes shumë të rëndë në Norvegji dhe largoi krizën, e cila mund të ishte hapur pas humbjes së tretë radhazi.

Revizionizmi taktik i portugezit funksionoi. Mbrojtja ishte më e ulët, rinisjet e aksioneve vertikale. Tashmë mungojnë vetëm golat, me sulmuesit që janë pak të vonuar. Roma ka treguar se ka rifituar qëndrueshmërinë në mbrojtje, e dëshmoi edhe ndaj Napolit që ka shënuar në 33 ndeshje radhazi.

Roma ishte në lojë, si kundër Juventusit, kur meritonte një barazim. Mourinho mori konfirmimet që donte nga ekipi i tij i titullarëve. Disa, si Cristante dhe Mancini, janë rritur shumë. Nga ana tjetër, ka lojtarë të tjerë që nuk i konsideron të barabartë me titullarët.

“Special One” e ka bindur klubin të ndërhyjë në merkato. Do të ketë shitje, por edhe blerje në janar… Këtë gjë, pa përmendur emra për momentin, e paralajmëron “Corriere dello Sport”. Me siguri, në këtë vorbull do të përfshihet edhe Marash Kumbulla, jashtë planeve të Mourinhos.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit