Roma-Salernitana mbyllet me sherr, Candreva kandidat për golin e vitit (Video)

22 Maj 2023
21:02
Denis Hakanaj
back button

Përfundon 2-2 Roma-Salernitana, e vlefshme për javën e 36-të të Serisë A. Verdhekuqtë janë ndëshkuar në minutën e 12-të nga një magji e Candreva.

GOLI I CANDREVAS – VIDEO

Vendasit kanë barazuar me El Shaarawy-n (47′), por menjëherë më pas miqtë janë kthyer në avantazh me Dia-n (54′).

Në minutën e 83-të ka ardhur goli i Matic që ka shpëtuar Roma-n nga, edhe pse mungesa e fitoreve në kampionat vazhdon.

SHERRI MES DY SKUADRAVE – VIDEO

Ka pasur një sherr mes dy skuadrave në fundin e ndeshjes nga i cili është ndëshkuar me karton të kuq trajneri Salernitana-s, Sousa.

Dënimi i dhënë ndaj Juventusit e mban të hapur derën për vendin e katërt (tani i zënë nga Milani, 4 pikë larg), edhe nëse mundësia më e mirë për t’u kualifikuar në Champions për ekipin e Mourinho-s mbetet finalja e Budapestit kundër Sevilla-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit