Roma s’heq dorë nga Higuain, ja “kurora” ekstra për argjentinasin

15 Korrik 2019
10:54
Alfred Lleshi
back button

Roma ende beson në të. Pavarësisht mbylljes së qartë të dyerve nga Gonzalo Higuain, deri më tani, Roma shpreson që ta bindë “Pipita” të lërë Juventusin dhe të transferohet në kryeqytet. Sipas “Il Corriere dello Sport”, verdhekuqtë janë gati të bëjnë gjithçka për ta marrë sulmuesin e njohur argjentinas, që nuk ka më vend te bardhezinjtë, madje edhe duke e bërë kapiten. Ky pozicion do t’i besohej atij pas lamtumirës traumatike të De Rossit.

Për momentin, megjithatë, Higuain është duke u trajnuar në “Continassa” me Cristiano Ronaldo dhe shokët e tij, ndërsa Juventusi është duke punuar për sistemimin dikur tjetër të argjentinasit, duke pasur në konsideratë edhe transferimin e mundshëm në Romë. Higuain aktualisht fiton 6.5 milionë euro, deri në vitin 2021, ndërsa Roma do ta huazojë atë si fillim, me detyrimin e blerjes përfundimtare, por vetëm pasi “Pipita” të rinovojë me Juventusin deri në vitin 2023, me 4.5 milionë euro pagë neto në sezon. Shkuarja e Higuain te verdhekuqtë, ndoshta do të zhbllokonte edhe situatat e Dzeko dhe Icardi, teksa njëri duhet të përfundojë tek Interi dhe tjetri te Juventusi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit