Roma tregon “dhëmbët” ndaj Dzeko dhe Barella, Inter feston!

4 Korrik 2019
16:50
back button

Roma prezantoi sot drejtorin e ri sportiv, Gianluca Petrachi, i cili ka Torinon për klubin kryeqytetas.

Drejtori i ri u ndal të flasë hapur dhe pa doreza për të ardhmen e Edin Dzeko, dhe afrimin e lojtarëve si Higuain dhe Barella.

Dzeko: "Para së gjithash mesazhi që duhet të përcillet është që një lojtar nuk mund të zgjohet, të bie dakord me një skuadër dhe të bëjë shantazh te Roma. Nuk më pëlqen të më kapin nga fyti. Nuk më intereson nëse një lojtar ka marrëveshje me një skuadër tjetër. Lojtari nuk duhet të mendojë se është shtëpia e tij, është klubi që e vendos këtë, Roma nuk do të mbytet nga askush."

Higuain: "Ai është një lojtar që mund të ketë humbur pak vetëbesim, mund të jetë i dobishëm te Roma nëse Dzeko ikën, por motivet kanë vlerë shumë më tepër. Mund të gjejë një ekip më të mirë se Roma. Mund të ndjekë gjurmët e Batistutas."

Barella: “Kam biseduar me presidentin, ai më tha që ne duhet të ndërtojmë skuadrën, të investojmë tek të rinjtë. Kur merr lojtarë të rinj, ju duhet të dini se si t’i prisni. Vendosa 2-3 parametra dhe nuk më thanë jo. Ata më thanë se nëse ai është një lojtar që më pëlqen, mund ta marrim atë. Edhe sot po punoj për të mbyllur me një lojtar. Agjenti ka biseduar disa herë me klubin dhe Barella është i lumtur për të ardhur tek Roma. Më pas është futur Interi. Cagliari ka ardhur tek Roma dhe e ka propozuar lojtarin. Por, lojtari tani ka zgjedhur Interin. Për mua tani Barella është kapitull i mbyllur. Të sjellësh brenda një lojtar që ka synime të tjera është e gabuar. Një lojtar duhet të jetë i motivuar për të ardhur tek Roma.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit