Roma triumfon në frymën e fundit ndaj Fiores, Atalanta me 5 yje (VIDEO)

3 Mars 2021
22:54
Telesport
back button

Roma ka triumfuar vetëm në çastet e fundit ndaj Fiorentinës me shifrat 1-2, duke marrë një fitore të vyer për luftën e zonës Champions. Verdhekuqtë kishin kaluar në avantazh me anë të Spinazzolës në minutën e 49-të, por ishte i njëjti lojtar që shënoi një autogol, duke çuar ndeshjen në 1-1.

Ekipi i Fonsecës nuk u dorëzua dhe në të 90-tën shënoi golin e fitores me anë të Diaëara. Një sukses që e çon Romën në kuotën e 47 pikëve në vendin e pestë. Nga ana tjetër Atalanta shkatërroi 5-1 Crotonen, ku pas një pjese të parë të mbyllur në barazim 1-1, në fraksionin e dytë bergamaskët shpërthyen në gola.

Palomino, Muriel, Ilicic dhe Miranchuk shënuan në pjesën e dytë dhe mbyllën gjithçka në 5-1. Vendi i katërt për Atalantën, që afrohet me 4 pikë diferencë nga Milani i vendit të dytë. Në sfidat e tjera, spikati fitorja e Cagliarit 1-0 ndaj Bolognës me gol të Ruganit, që ndihmon ekipin ishullor të lërë zonën e ftohtë, duke kaluar Torinon me një pikë më shumë. Verona mposhti 0-3 Beneventon, ndërsa derbi Genoa-Sampdoria u mbyll në paqe 1-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit