Romagnoli flet si kapiten, karikon ekipin për ndeshjen e kthimit!

14 Shkurt 2020
18:37
back button

Milan u barazua vetëm në fund nga Juventus në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Kuqezinjtë bënë një lojë mjaft të mirë dhe ishin në avantazh deri në minutën e 90-të, por një penallti e dhënë mes shumë kontestimeve vuri baraspeshën.

Zhgënjimi nuk fshihet nga Milan, sidomos duke i shtuar faktin që në kthim do të mungojnë tre lojtarë mjaft të rëndësishëm si Ibrahimovic, Theo Hernandez dhe Castillejo, të tre për shkak kartonësh. Gjithsesi, kuqezinjtë nuk dorëzohen dhe ai që karikon ekipin është pikërisht kapiteni Romagnoli. Ky i fundit ka reaguar me një postim në Instagram, ku shkruan: “Në kthim të qëndrojmë të gjithë të bashkuar për të arritur finalen!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit