Roman Abramovich gati t’i shesë Chelsea-n njeriut më të pasur të Anglisë

19 Mars 2019
18:58
back button

Pronari i Chelsea-t Roman Abramovich raportohet të jetë gati t’i shesë klubin miliarderit britanik Sir Jim Ratcliffe i cili ka shfaqur interes për The Blues. 

Londinezët kanë që prej vitit 2003 që janë në pronësi të rusit, i cili i ka kthyer në një prej klubeve më të suksesshëm të Europës. 

Megjithatë, gjërat nuk po shkojnë mirë te Chelsea gjatë kohëve të fundit dhe pretendohet se interesi i Abramovich për klubin ka rënë. 

Siç raporton The Sun, për Chelsea-n është interesuar Ratcliffe, por ai po nguron të paguajë shifrën 3 miliardë euro të vendosur nga Abramovich. 

Ratcliffe thuhet të ketë rreth 25 miliardë euro, por nuk kërkon të shpenzojë një shumë aq të madhe për një investim me rrezik. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit