Romeo Beckham; trashëgimtar i denjë, por tashmë edhe “konkurrent” i babait

31 Dhjetor 2021
10:40
Alfred Lleshi
back button

Romeo Beckham është gati të ndjekë hapat e David, babait të tij. Djali i dytë i legjendës së Manchester United dhe Victoria Beckham është një trashëgimtar i denjë i babait. Ai ka të njëjtin pasion për futbollin, angazhim për të njëjtat kauza dhe mbi të gjitha përfaqëson një bast të sigurt për sponsorët e njohur.

19-vjeçari tashmë është shumë i kërkuar. Ai nuk ndalet kurrë së nënshkruari kontrata të rëndësishme me disa prej kompanive më të rëndësishme të modës. Adoleshenti ka njoftuar së fundi përmes rrjeteve sociale firmën e tij për një markë të njohur sportive, që vesh edhe kombëtaren italiane.

Një partneritet afatgjatë me të cilin ndër të tjera bëhet “konkurrent” i babait të vet, David Beckham, pasi ish-futbollisti anglez ka kontratë të përjetshme me një tjetër markë shumë të rëndësishme gjermane.

Romeo ka njoftuar këtë aventurë të re reklamuese duke veshur këpucët e sportit që do ta shoqërojnë kur të dalë në fushë me Fort Lauderdale CF të “USL League One”, një filial i Inter Miami në MLS, në pronësi të babait të tij.

Siç raporton AS, burime pranë Romeo Beckham sigurojnë se ai është shumë i emocionuar pas nënshkrimit të kësaj kontrate me markën e famshme sportive, pasi i mundëson të kombinojë dy nga pasionet e tij të mëdha: futbollin dhe modën.

Futbollisti do të vishet nga një markë që ka për imazh edhe një nga yjet e PSG, Neymar. Një idhull absolut i djalit të David dhe Victoria Beckham, i cili ka rrëfyer para disa kohëve se e admiron brazilianin:

“Neymar është i mrekullueshëm dhe më pëlqen ta shikoj duke luajtur. Ai më dërgoi një mesazh kur më pa me sponsorin dhe më transformoi ditën. Nga pikëpamja e rolit në fushë, ai ka një pozicion tjetër.

Thierry Henry ka qenë gjithmonë një nga lojtarët e mi të preferuar, disa nga golat që ai ka shënuar ishin të mahnitshëm. Nëse do të kishte dy lojtarë me të cilët do të doja të krahasoja veten, do të ishte Thierry Henry dhe, natyrisht, babai im”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit