Ronaldo, as në stol ndaj Aston Villa. Trajneri Rangnick zbulon arsyen

11 Janar 2022
9:15
Alfred Lleshi
back button

Gjithmonë në qendër të thashethemeve që nga rikthimi i tij te Manchester United, verën e kaluar, Cristiano Ronaldo nuk është thirrur për ndeshjen e “FA Cup” kundër Aston Villa. Ka qenë vetë Ralf Rangnick, ai që ka shpjeguar arsyen për fansat e shqetësuar.

Në fakt, këto ditë po përflitet për një CR7 të pakënaqur, që mund të largohet nga Manchesteri për në Barcelonë. Megjithatë, duket se merkatoja në këtë rast nuk ka asnjë lidhje me të. “Ronaldo dhe Jadon Sancho kanë probleme, – tha Rangnick. – Nuk do të thosha se janë të lënduar, por kanë probleme me muskujt”.

Trajneri i “Djajve të Kuq” tha se foli me kampionin portugez para stërvitjes së fundit: “Ai më tha se kishte disa probleme në ditët e fundit. Këto janë probleme të vogla, por në fund vendosëm se ishte më e arsyeshme që të mos rrezikonim në një ndeshje që mund të zgjaste edhe 120 minuta. Ka pasur disa probleme me muskujt e kofshës dhe ne thjesht vendosëm se do të ishte më mirë që të pushonte e të mos luante këtë ndeshje”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit