Ronaldo bëhet qesharak duke imituar Ronaldinhon, edhe vetë topi proteston… (video)

5 Mars 2024
13:24
Alfred Lleshi
back button

Nuk ishte një e hënë për t’u mbajtur mend për Cristiano Ronaldon, i mundur me Al Nassr-in e tij në ndeshjen e parë të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve të Azisë nga skuadra e Emirateve, Al Ain. Një 1-0 i papritur, që lë gjithçka të hapur në kuadër të ndeshjes së kthimit, të planifikuar në Riad pas një jave, por që bëri që Ronaldo të gëlltiste shumë helm…

Kampioni portugez 39-vjeçar nuk e pranon humbjen kurrë dhe është bërë sërish objekt i thirrjeve që ai urren më shumë (Messi, Messi). CR7 nuk ishte në gjendje të ndikonte në ndeshje, gjithashtu u tall në mediat sociale për një tentative driblimi alla Ronaldinho, e cila përfundoi me dështim.

Nuk është një moment i mirë për Ronaldon, i freskët nga pezullimi me një ndeshje për gjestin e turpshëm ndaj tifozëve të Al Shabab. Kjo e detyroi atë të mungonte në ndeshjen e fundit të kampionatit, të cilën Al Nassr e barazoi 4-4 kundër ekipit të vendit të fundit, Al Hazm. Një rezultat që zvogëlon shanset për të kapur liderët e renditjes së Ligës Pro Saudite, Al Hilal, i cili me 12 ndeshje përpara ka një avantazh prej 9 pikësh ndaj ekipit të CR7.

Në këtë pikë, Al Nasr dhe Ronaldo synojnë të fitojnë Ligën e Kampionëve Aziatikë, por rrugëtimi i tyre në këtë kompeticion, deri tani, hasi ndalesën e parë në Emirate, ditën e djeshme. Al Ain fitoi 1-0 falë golit të shënuar nga Rahimi në minutën e 44-t. Disfatën e bëri edhe më të hidhur dëbimi i Laportes me karton të kuq.

Sa i përket CR7, tifozët kundërshtarë tashmë dinë si ta bëjnë nervoz, për të mos thënë ta tërbojnë, mjafton të thërrasin në kor “Messi, Messi” nga tribuna. Skenari u luajt edhe këtë herë, kamerat e kapën portugezin duke tundur kokën i zhgënjyer, teksa kthehej në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë. Gjërat nuk u bënë më mirë për të kur u përpoq të imitonte një driblim të Ronaldinhos. Rezultati ishte vërtet i keq, topi “protestoi” në mënyrën e vet…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit