Ronaldo braktis “pistën” e golave, del për… gjueti me Georgina

28 Tetor 2019
15:08
Alfred Lleshi
back button

Trajneri Maurizio Sarri e la pushim, nuk e grumbulloi për transfertën me Lecce. Me këtë rast, Cristiano Ronaldo vendosi ta kalonte fundjavën me miqtë në zonën e Langhe. Synimi ishte i qartë, për të kërkuar atje tartufi (njëlloj zhardhoku që gjendet në tokë, si patatja). Cristiano Ronaldo dhe Georgina u çlodhën, gjithashtu. Grupi përbëhej nga Miguel dhe Edu, bashkë me partneret e tyre. 

Të gjithë kërkuan për të zbuluar tartufi nën tokë, falë qenve superprofesionistë. Pasi e humbi udhëtimin në Lecce, kampioni portugez është gati ta veshë përsëri fanellën me numrin 7. Atij dhe bardhezinjve iu duhet të gjejnë fitoren, pas ndalesës në Lecce (barazimit 1-1), sado që kjo gjë rezultoi pa dhimbje, pasi edhe rivalët u frenuan (Inter dhe Napoli).

Tartufo është një kënaqësi e kuzhinës italiane, që lë pak njerëz indiferentë. Që nga zbulimi i këtij produkti bimor 80 vite më parë në pyllin “Motovun”, ai nuk pushon së qeni një delikatesë gastronomike e restoranteve më të njohura. Kulti magjik i tartufo është forcuar nga besimi në fuqitë e tij afrodiziake. Menjëherë pas nxjerrjes nga toka, tartufo e freskët përdoret direkt si suplement ushqimor, ose përpunohet me metoda bashkëkohore për t’u përdorur si ingredient i ëmbëlsirave e produkteve të tjera me cilësi të lartë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit