Ronaldo desh i theu hundën, ajo i kërkon për të dalë për darkë

23 Janar 2019
11:30
back button

Në stadium shpeshherë tifozët janë “viktima” të lojtarëve, ose më saktë të goditjeve të tyre. Ashtu ndodhi edhe në ndeshjen Juventus- Chievo, aty ku tifoja Elena Di Martino pësoi një dëmtim në hundë nga topi i goditur nga Cristiano Ronaldo.

“Të goditesh në fytyrë me një top nga Cristiano Ronaldo nuk i ndodh të gjithëve. Faleminderit tifozëve të tjerë që ishin në stadium për mbështetjen”, shkroi Elena pas incidentit.

Gjithsesi tifoja 46-vjeçare nuk ndalet me kaq pasi i ka kërkuar një “dëmshpërblim” portugezit, “Cristiano është një idhull, por tani, pas kësaj goditje që mora, pres një ftesë për darkë!”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit