Ronaldo dëshiron “të pushtojë” zemrën e Rangnick: sprinti (i dëmtuar) në minutën e 88 është mbresëlënës (VIDEO)

3 Dhjetor 2021
17:13
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo ka tërhequr sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Pas polemikës per pankinen fillestare ndaj Chelseat dhe mungesës në ceremoninë e Topit të Artë, portugezi rifitoi skenën me dygolëshin që rrëzoi Arsenalin.

Dy gola jo të parëndësishëm, duke qenë se i lejuan CR7 të arrinte dhe të kalonte 800 gola në karrierë me fanellat e klubeve dhe kombëtares. Përveç një rekordi tjetër, nuk kaloi pa u vënë re një tjetër situatë loje që pa ish-protagonistin e Juventusit, pikërisht nën sytë e trajnerit të tij të ri, Ralf Rangnick, i pranishëm në tribunat e Old Trafford.

Ndoshta i nxitur edhe nga debati për kontributin e tij në lojën dhe punën ekipore të Manchester United, Cristiano Ronaldo ka vendosur të japë gjithçka kundër Arsenalit. Demonstrimi praktik erdhi në fund te ndeshjes kur sikur te mos mjaftonin dy golat, vendosi të sakrifikohet edhe në fazën e mbulimit dhe presingut. Një veprim në veçanti i goditi të gjithë dhe përfundoi duke u bërë emblema e bujarisë së sulmuesit në mediat sociale.

Në minutën e 88-të pas një mbulimi në mbrojtje, dhe pas zhvillimeve të një kundersulmi të shpejtë, Ronaldo bëri një sprint për të mbështetur lojën e zhvilluar në korsinë tjetër. CR7 filloi të vraponte sa më shpejt që të ishte e mundur, duke ulur gjithashtu kokën duke mbuluar pothuajse të gjithë fushën në pak më shumë se 10 sekonda.

Puna e tij ishte edhe më e lavdërueshme duke pasur parasysh gjendjen e tij jooptimale fizike për shkak të dhimbjes së pulpes. Në fakt, menjëherë pas goditjes, Cristiano Ronaldo u shfaq në një mënyrë disi të paprecedentë: duar në ije dhe gulçim, me një shprehje shumë të provuar në fytyrë.

Në atë moment, zevendesii ishte i pashmangshëm, me lojtarin ikonë të Djajve të Kuq, i cili u rikthye shumë ngadalë në pankinë, duke u ndalur edhe në zonën e goditjes nga këndi për të parë minutat e fundit të ndeshjes, e kompletuar me thirrjen e arbitrit.

Me pak fjalë, Ronaldo donte të tregonte se jo vetëm është një finalizues i jashtëzakonshëm, por është ende i aftë të luftojë dhe të sakrifikohet për skuadrën. E gjithë kjo edhe me dëshirën për t’u dukur nga ky këndvështrim, përballë Rangnick, të cilin më pas e ka mirëpritur në rrjetet sociale.

Dhe trajneri i ri i përkohshëm në fjalimin e tij të parë para mikrofonave të United ka treguar tashmë se i ka lënë shumë përshtypje portugezi!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit