Ronaldo dhe Benzema dhurojnë spektakël, Goretzka shpëton Gjermaninë nga turpi (Video)

23 Qershor 2021
23:07
Denis Hakanaj
back button

Ka patur një fund kaotik Grupi F i Euro 2020, i njohur ndrsyhe si “grupi i ferrit”.

Në fund, nuk ka patur surpriza, por Gjermania ka shkuar 10 minuta larg një eliminimi të bujshëm.

Super sfida mes Portugalisë dhe Francës është mbyllur në barazim 2-2. Protagonistët e ndeshjes së luajtur në Puskas Arena kanë qenë Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema. Dy ish-shokët e skuadrës kanë qëenë autorët e dy golave për kombëtaret e tyre.

Ky rezultat ka ndihmuar Francën të sigurojë vendin e dytë në grup, ndërsa Portugalia është kualifikuar në 1/8-at si vend i tretë.

Vendi i dytë është zënë nga Gjermania, që ka arritur të sigurojë kualifikimin pas nëj barazimi të vuajtur 2-2 në Allianz Arena kundër Hungarisë.

Ëndrra e hungarezëve ka zgjatur deri në minutën e 84-t, kur Goreztka ka realizuar golin e barazimit 2-2.

Në 1/8-at, Portugalia do të përballet me Belgjikën, Franca me Zvicrën, ndërsa Gjermania me Anglinë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit