“Ronaldo dhe Zidane, më të fortët. Ronaldinho kishte disko në shtëpi…”

31 Korrik 2020
13:59
Alfred Lleshi
back button

Zé Roberto i tha mirupafshim futbollit në moshën 43-vjeçare si lojtar i Palmeiras, pas një karriere të suksesshme, në të cilën arriti të luajë me Brazilin, si dhe me klube të shkëlqyera si Real Madrid, Bayern Munich apo Bayer Leverkusen. Ish-mesfushori tani është një lloj “modeli fitnesi”, me 1.2 milionë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Në një intervistë me “TYC Sport” ai foli për të kaluarën, duke treguar shumë anekdota kurioze:

“Lojtari më i fortë me të cilin kam luajtur ishte Ronaldo, “Fenomeni”. Një futbollist i pabesueshëm. Veç futbollit, ai ishte një “kafshë” festash të ndryshme. Një herë u nis për të pirë dhe u kthye të nesërmen për t’u stërvitur. Ajo që bëri në stërvitje, edhe pse pothuajse pa gjumë, ishte e pabesueshme. Ai kishte pirë pijet e referuara, natyrisht, por të nesërmen u stërvit si “kafshë”. Edhe Ronaldinho spikaste në këtë drejtim, të festave të shfrenuara. Ai madje kishte një pistë vallëzimi në shtëpi, një disko. Por unë preferova të mos shkoja atje”.

Me këto lojtarë, megjithatë, Zé Roberto e pa veten më rehatshëm: “Brazili i Kupës së Botës 2006 është skuadra më e mirë, në të cilën kam luajtur ndonjëherë. Unë, Ronaldinho, Kaka, Ronaldo, Adriano… Kemi dështuar për shkak të organizimit të dobët në atë kombëtare. Gjithmonë kishte shumë njerëz pranë saj dhe na mungonte përqendrimi i duhur. Zidane ishte kundërshtari më i fortë. Finalja që ai luajti në Kupën e Botës 1998 është performanca më e mirë që kam parë ndonjëherë”.

Më në fund, Ze Roberto bën krahasimin midis fizikut të tij në moshën 46 vjeç dhe atij të Cristiano Ronaldo: “Sot do të thosha që kam një fizik më të mirë, sepse kam luajtur deri në moshën 43 vjeç në nivel të lartë. Dhe nëse ai ka sukses, unë do të thoja të njëjtën gjë për të”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit