“Ronaldo do ndihmë, Messi ia del vetë”, – trajneri legjendar skanon yjet e futbollit!

18 Tetor 2020
22:01
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri Mircea Lucescu është në krye të ekipit të Dynamo Kiev. Ai do të luajë në Champions kundër Juventusit dhe Barcelonës dhe përveç kënaqësisë në këto sfida nuk mund të mendojë për diçka më shumë. I pyetur në lidhje me Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messin, ai ka treguar të preferuarin e tij.

“Jam përballur me ta shumë herë, por jo lojtarët e mi. Ata do të përballen me ta së shpejti dhe duhet t’ua shpjegoj atyre si janë si lojtarë. Messi është një futbollist i shkurtër, i jashtëzakonshëm në hapësira të ngushta për shkak se ka një ‘start’ të fuqishëm, ka shumë vetëbesim dhe driblon për shkak të këtyre cilësive.

“Ronaldo është një tjetër lloj lojtari, pasi dëshiron shumë të realizojë gola dhe ka nevojë për më shumë hapësira. Ai ka nevojë për ndihmën e të gjithëve, ka nevojë për ndihmën e shokëve të skuadrës. Messi mund të bëjë shumë gjëra i vetëm.

“Ronaldo mund të punojë vetëm në zonën e penalltisë ose 20 metra larg zonës, por përpiqet të shfrytëzojë avantazhet prej hapësirave që krijojnë lojtarët e tjerë dhe më pas të godasë. Kjo është e gjitha: ata janë lojtarë të ndryshëm, por që të dy janë lojtarë shumë të fortë”, – tha Lucescu në një intervistë për FIFA /Eva Marku

Lajme të tjera

Lajmet e fundit