Ronaldo e “fitoi” derbin në tunel, reagimi i tij ndaj stemës së Manchester City bëhet tejet “viral”

5 Tetor 2022
11:04
Alfred Lleshi
back button

90 minutat e kaluara në stol nga Cristiano Ronaldo në derbin e Manchesterit që United e humbi 6-3 ndaj City duket se kanë shkaktuar thyerjen përfundimtare mes kampionit portugez dhe trajnerit Erik Ten Hag, me pasojë lamtumirën e CR7 nga “Old Trafford” gjatë merkatos së janarit.

Shtypi anglez është i sigurt për këtë, pasi “justifikimi” i dhënë nga vetë trajneri holandez mbi zgjedhjen për të mos e hedhur numrin 7 në fushë, as në pjesën e dytë, për shkak “të respektimit të karrierës së madhe të Ronaldos”, nuk bind askënd. Ky justifikim nuk mjaftoi për të qetësuar zhgënjimin e personit në fjalë dhe të Jorge Mendes.

Ndaj, ndërsa zërat për destinacionin e mundshëm të ardhshëm të portugezit, pas përfundimit të Botërorit të Katarit, po intensifikohen. Tema e Ronaldos është shumë e rrahur në rrjetet sociale, edhe për publikimin e një videoje lidhur me atë që ndodhi në tunelin e stadiumit “Etihad”, para derbit të fituar nga skuadra e Guardiolës.

Sekuenca portretizon vetë Ronaldon, i cili, duke synuar të hyjë në fushë, kupton se është gati të shkelë stemën e Manchester City të stampuar përgjatë tunelit. Me një lëvizje të shpejtë të tij, CR7 “driblon” logon e “qytetarëve”, i kalon përrteh, duke e shmangur ecjen mbi të.

Një gjest i bukur që tregon lojën e ndershme dhe sjelljen sportive të Ronaldos ndaj një klubi rival historik, i vlerësuar nga tifozët e City dhe futbollit në përgjithësi, por ndoshta jo plotësisht nga ata të Manchester United, tashmë të frustruar nga disfata poshtëruese e fundit.

Për më tepër, emri i Cristiano ishte afruar disa herë te Manchester City në verën e vitit 2021, kur divorci mes Ronaldos dhe Juventusit ishte gati të konkretizohej. Po të kishte ndodhur kjo do të konsiderohej një tradhti e bujshme ndaj Manchester United.

Thuhet se Sir Alex Ferguson, mentori historik i portugezit, e bindi atë të mos vishte fanellën e “Blues”, ku do të pritej nga Pep Guardiola, ish-trajneri i Barcelonës dhe rivali historik i Cristianos në kohën e militantizmit të tij te Real Madridi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit