RONALDO ELIMINOHET! Superkupa e Arabisë, 0 gola dhe asist! CR7 i thotë mirupafshim turneut (PAMJET)

26 Janar 2023
21:09
Telesport
back button

Ka nisur ne menyren me te keqe te mundshme aventura e Cristiano Ronaldo te Al-Nassr dhe kampioni portugez qe iu bashkua per kontraten me te shtrenjte ne historine e futbollit duhet te pertype eliminimin nga Superkupa e Arabise Saudite sonte…

Pas debutimit ne fitoren ne kampionat dhe dy golave ndaj PSG ne miqesoren e zhvilluar me ekipin arab. CR7 luajti sonte ndeshjen e dytë zyrtare me skuadren saudite të Riadit, duke e nisur padyshim titullar nga 1′ në sfiden e luajtur ne shtepine e klubit Al-Ittihad FC.

Tridhjetë e shtatë vjeçari ishte në qendër të sulmit të mikpritësve me numrin e zakonshëm 7 mbi supe dhe i kompletuar me shiritin e kapitenit. Behej fjale per ndeshjen gjysmefinale te Superkupes se Arabise Saudite qe eshte e ndare ne 4 skuadra ne formatin e La Ligas ne fakt…

Ndeshja tjeter e dites ishte mes Al-Feiha dhe Al-Hilal qe pa skuadren vendase te triumfonte 1-0 duke shkuar ne finale. Keshtu, finalisti tjeter pritet sonte. Por gjysmëfinalja e dyte e Superkupës së Arabisë kundër Al Ittihad ishte nje eliminim i hidhur per Al Nassr-in e Cristiano Ronaldos.

Skuadra e CR7 kompromentoi gjithcka ne 45′ e para duke shkuar ne disavantazh 2-0 për shkak të golave ​​të Romarinhos në minutën e 15-të dhe Hamdallah në minutën e 43-të. Duhej nje permbysje ne pjesen e dyte per te mos pare eliminimin nga ky turne dhe nje gol erdhi me Talisca por nuk mjaftoi…

GOLI I PARE AL ITTIHARD – VIDEO

Ne fakt, skuadra e Al-Nassr, me gjithe tentativat e bera, pesoi ne fund edhe golin e trete nga Al-Ittihard me ane te Al Shanqeeti duke i dhene fund keshtu turneut per Cristiano Ronaldon qe zyrtarisht nuk ka shenuar ende asnje gol ne dy ndeshjet e para dhe te fundit jane ato ndaj PSG ne miqesore…

GOLI I TALISCA – VIDEO

GOLI I TRETE ITTIHAD – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit