Ronaldo është jashtë “top 30”, intrigohet gara për “Këpucën e Artë”

9 Dhjetor 2019
10:04
Alfred Lleshi
back button

Gara për çmimin e shumëdëshiruar të golashënuesit më të mirë në gjithë Europën është në zhvillim e sipër. Kuptohet, favoritët e zakonshëm janë vënë në ndjekje të “Këpucës së Artë”. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, e fitoi për herë të gjashtë këtë trofe personal sezonin e kaluar. Për momentin, argjentinasi nuk është larg mbrojtjes së “kurorës”, sikurse duket edhe në renditjen e mëposhtme të 30 shënuesve më të mirë kontinentalë.

Cristiano Ronaldo është shumë larg ritmit të sezonit të tij të parë me Juventusin. Me siguri, ylli portugez është i etur për t’u rikthyer në këtë drejtim, për ta përmirësuar veten në këtë edicion, kur dështoi të fitonte edhe “Topin e Artë”. Për momentin, ai e sheh veten jashtë “top 30” së kësaj renditjeje, çka përbën një paradoks real, nëse kemi parasysh dekadën e fundit. Me kampionatet në zhvillim e sipër, pa shkuar ende në gjysmë të tyre, ne po ju njohim me 30 shënuesit më të mirë në top-ligat e Europës, për sezonin 2019-2020. 

Në kllapa është vlerësimi momental me pikë, duke pasur parasysh koeficentin e një goli në pesë kampionatet kryesore europiane (2 ose 1.5 pikë).  
1. Ciro Immobile | Lazio | 17 gola (34 pikë)
2. Jamie Vardy | Leicester City| 16 gola (32)
3. Robert Lewandowski | Bayern Munich | 16 gola (32)
4. Timo Werner | RB Leipzig | 15 gola (30)
5. Lionel Messi | Barcelona | 12 gola (24)
6. Erling Haaland | Red Bull Salzburg | 16 gola (24)
7. Shon Weissman | Wolfsberger | 16 gola (24)
8. Tammy Abraham | Chelsea | 11 gola (22)
9. Karim Benzema | Real Madrid | 11 gola (22)
10. Wissam Ben Yedder | Monako | 11 gola (22)
11. Junior Moraes | Shakhtar Donetsk | 14 gola (21)
12. Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenali | 10 gola (20)
13. Rouwen Hennings | Fortuna Dusseldorf | 10 gola (20)
14. Romelu Lukaku | Inter | 10 gola (20)
15. Moussa Dembele | Lyon | 10 gola (20)
16. Marcus Rashford | Manchester United | 10 gola (20)
17. Joao Pedro | Cagliari | 10 gola (20)
18. Christoph Monschein | Austri Vjenë | 13 gola (19.5)
19. Patson Daka | Red Bull Salzburg | 13 gola (19.5)
20. Danny Ings | Southampton | 9 gola (18)
21. Memfis Depay | Lyon | 9 gola (18)
22. Victor Osimhen | Lille | 9 gola (18)
23. Sergio Aguero | Manchester City | 9 gola (18)
24. Habib Diallo | Metz | 9 gola (18)
25. Luis Muriel | Atalanta | 9 gola (18)
26. Harry Kane | Tottenham | 9 gola (18)
27. Sebastian Andersson | Union Berlin | 9 gola (18)
28. Cyriel Dessers | Herakli | 11 gola (16.5)
29. Donyell Malen | PSV | 11 gola (16.5)
30. Lautaro Martinez | Inter | 8 gola (16)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit