Me të përfunduar edicioni i Champions League, me triumfin e Liverpool në finale ndaj Tottenham e rezultatin 2-0, për UEFA është kohë bilancesh dhe klasifikimesh, përfshirë atë të golit më të bukur për sezonin 2018/2019.
Në këtë kuadër, të paktën ka mbërritur një ngushëllim i vogël për Juventus. Në fakt është pikërisht i Cristiano Ronaldos goli më i bukur i sezonit europian. Çmim të cilin portugezi i bardhezinjve e ka siguruar falë atij realizimi fantastik në ndeshjen ndaj Manchester United.
Gol, falë të cilit CR7 ka lënë pas rivalin e tij të përjetshëm, Lionel Messi. Klasifikimi me 10 golat më të bukur të këtij edicioni të Champions League është stiluar nga Observatori Teknik i UEFA-s dhe është publikuar në faqen zyrtare të vetë organizatës europiane, duke u shpërndarë me shpejtësi edhe në kanalet e saj në mediat sociale.
1 – Cristiano Ronaldo (Juventus-Manchester United), raundi i katërt në fazën e grupeve, 07/11/2018.
Teknikët e Obaservatorit e cilësojnë: një pasim perfekt në thellësi dhe një konkluzion të jashtëzakonshëm në ajër.
2 – Lionel Messi (Barcelona- Liverpool), takimi i parë gjysmëfinal, 01/05/2019;
3 – Sadio Mané (Bayern Monaco-Liverpool), ndeshja e kthimit në të tetat, 13/03/2019;
4 – Ivan Rakitić (Tottenham-Barcelona), raundi i dytë në fazën e grupeve, 03/10/2018;
5 – Leroy Sané (Manchester City-Hoffenheim), raundi i gjashtë në fazën e grupeve 12/12/2018;
6 – Kylian Mbappé (Manchester United-Paris Saint-Germain), takimi i parë në të tetat, 12/02/2019;
7 – Raheem Sterling (Manchester City-Shakhtar Donetsk), raundi i katërt në fazën e grupeve, 07/11/2018;
8 – Ousmane Dembélé (Barcelona-Tottenham), raundi i gjashtë në fazën e grupeve, 11/12/2018;
9 – Philippe Coutinho (Barcelona-Manchester United), ndeshja e kthimit në çerekfinale, 16/04/2019;
10 – Luis Suárez (Barcelona-Liverpool), takimi i parë gjysmëfinal, 01/05/2019.