“Ronaldo është problematik”, ish-lojtari i City-t: Ja pse refuzoi të punonte me Guardiola-n

8 Janar 2022
22:17
Denis Hakanaj
back button

Ish-lojtari i Manchester City dhe i Anglisë, Trevor Sinclair, ka dhënë mendimin e tij për Cristiano Ronaldo-n.

“Po filloj të mendoj se Manchester City është gëzuar që nuk e ka marrë Cristiano-n. Portugezi krijon shumë probleme për klubin. Kur Ole Solskjaer është larguar, Michael Carrick nuk e ka përfshirë Cristiano-n në idenë e tij të lojës”, ka thënë Sinclair.

“Ky është një nga ato transferime ku jo gjithçka ka shkuar mirë. Sipas mendimit tim, arsyeja pse Ronaldo nuk e ka marrë në konsideratë transferimin te Manchester City nuk ka qenë sigurisht për trofetë, sepse te City do të nkishte fituar shumë.

“Mendoj se nuk donte të ishte në hijen e Guardiola-s, gjë që nuk do t’i kishte ndodhur tek United, ku ndiente se pothuajse mund të frikësonte Ole Solskjaer”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit