Ronaldo është “snajper” i vërtetë, ja si e fik televizorin me një armë lodër (video)

21 Janar 2019
14:28
Alfred Lleshi
back button

Kampioni i Juventusit, Cristiano Ronaldo, duket se është një rekordmen edhe jashtë fushave të blerta. Në shoqërinë e djalit të tij, ai është parë shpesh duke u stërvitur në sallë force, brenda shtëpisë. Por, në rezidencën e tij luksoze në Torino, CR7 angazhohet edhe në “sfida” të tjera, 

Kësaj here, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” e ka habitur djalin e tij për shënjestrën e pagabueshme. Në videon e hedhur prej tij në Instagram shohim “snajperin”  vërtetë, Cristiano Ronaldo, në një sfidë mjaft të vështirë. Ai e fik televizorin me një armë lodër!

Bëhet fjalë për një armë lodër nga e famshmja “Nerf”, me të cilën CR7 arrin ta fikë televizorin nga distanca, kur po transmetohej emisioni i Rio Ave-Feirense. Një goditje e saktë milimetrike, çka tregon se ky njeri ka gjithçka të kolauduar në perfeksion, jo vetëm këmbët dhe kokën, me të cilat “bën naming” ndaj çdo kundërshtari.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit