Ronaldo, fitimi i çmendur i United një minutë pas lamtumirës së portugezit

24 Nëntor 2022
16:49
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo tashmë është larguar zyrtarisht nga Manchester United, me marrëveshje të ndërsjellë me klubin, pas intervistës së bujshme të publikuar në ditët e kaluara, në të cilën ai kritikoi drejtpërdrejt organizimin e Djajve të Kuq dhe trajnerin e zgjedhur nga klubi.

Mirëpo, pas njoftimit për ndërprerjen konsensuale të kontratës së fenomenit nga Madeira, United pati ngritjen më të mirë në bursë prej një viti, siç shkruan gazeta spanjolle Mundo Deportivo.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, aksionet e klubit të Mançesterit janë rritur shumë në Wall Street, duke tejkaluar një fitim prej 15%. Gjithashtu, aksionet kanë arritur pikën më të lartë në një vit të tërë. Të gjitha pas ndarjes nga Cristiano Ronaldo.

Kjo rritje e vlerës së aksionit mund të lidhet edhe me lajmërimin e klubit, i cili në të njëjtën ditë të përfundimit të kontratës me CR7 kishte publikuar një deklaratë ku njoftonte synimin për të eksploruar të gjitha zgjidhjet e mundshme për përmirësimin e United, përfshirë edhe shitjen e mundshme.

Në Spanjë flasin për Jim Ratcliffe, i cili nuk është hera e parë që tenton të bëhet pronar i skuadrës së Mançesterit, si një blerës i mundshëm i Djajve të Kuq.

Në çdo rast, shitja e klubit është ende në det të hapur dhe fakti që katapultoi aksionet e United duhet pothuajse me siguri të jetë largimi i yllit portugez nga skuadra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit