Ronaldo flet si mbret i mbretëve me kombëtaret: Udhëtimi im nuk përfundon me Botërorin e Katarit

22 Shtator 2022
8:01
Alfred Lleshi
back button

“Për mua është nder të marr çmimin e golashënuesit më të mirë i të gjitha ekipeve kombëtare ndonjëherë. Nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do ta arrija këtë rekord”.

Gjatë “Gala Quinas de Ouro 2022”, Cristiano Ronaldo, dukshëm i emocionuar zbuloi planet dhe synimet e tij në të ardhmen, duke njoftuar se nuk ndihej aspak afër daljes në pension:

“Ishte një udhëtim i gjatë, por dua të them gjithashtu se rrugëtimi im nuk ka përfunduar ende. Ndihem ende i motivuar, ndiej se kam ende ambicie të mëdha.

Jam në një kombëtare që ka shumë lojtarë të rinj, me një të ardhme të jashtëzakonshme dhe padyshim që dua të marr pjesë në këtë Botëror, gjithashtu në Europianin e ardhshëm”.

“Jam krenar që e kam fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i të gjitha kombëtareve me vendin që dua. I falënderoj sërish të gjithë bashkëlojtarët, trajnerët, familjen, miqtë dhe të gjithë fansat e mi që më kanë ndihmuar për të arritur këtë moment historik të madh!

Së bashku do të vazhdojmë të thyejmë të gjitha rekordet e mundshme. Faleminderit”, – ka shtuar Cristiano Ronaldo në një postim në Instagram.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit